Një person i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar në Prizren.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë në një fshat të këtij qyteti, gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Stacioni Policor Prizren me datën 29.08.2023 ka pranuar informacion për një rast të dhunës në familje në një fshat të komunës së Prizrenit. Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e rastit F.K. (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar shqiptar), i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Nga hetimet preliminare janë gjetur prova se i dyshuari ndaj viktimës (bashkëshortes së tij) në mënyrë sistematike prej një kohe ka ushtruar dhunë fizike e psikike.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Dhunë në familje’’”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës.