Policia e Kosovës ka kryer arrestimin e një personi me urdhërarrest ndërkombëtar.
“Policia e Rajonit të Prishtinës po vijon punën e saj me qëllim kapjen e personave të implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim dhe arrestimin e të kërkuarit me urdhërarrest ndërkombëtar”, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;
-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./FolDrejt/