Në Ferizaj është arrestuar një person pasi e shantazhonte viktimën femër përmes rrjeteve sociale me publikimin e video incizimeve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që përmes rrjetit social ka shantazhuar me publikimin e video incizimeve viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.