Ajdin Zulić (18), një i ri nga Bihaqi i cili kërcënoi se do të bënte një masakër në Shkollën Ekonomike në Bihaq, është arrestuar, ka konfirmuar për Klix.ba Administrata Federale e Policisë, përcjell Fol Drejt.
Siç na thanë, anëtarët e FUP-së kanë vepruar sipas kërkesës së Prokurorisë Kantonale të USK-së.
Ai akuzohet për veprat penale “Rrezikimi i sigurisë” nga neni 183 paragrafi 1 dhe “Terrorizmi” nga neni 201 i Kodit Penal të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Pas përpunimit penal, ai do t’i nënshtrohet juridiksionit të Prokurorisë Kantonale të Kantonit Una-Sana.
Kujtojmë se i riu përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se Kosta Keçmanoviq është “mbretëresha” për të dhe se ka kohë që po përgatit diçka të ngjashme.
Për çdo gjë ka njoftuar edhe shkolla e mesme e përzier Bihaq, e cila ka thënë se kanë kontaktuar organet kompetente, të cilët janë përgjigjur me kohë. /FolDrejt/