Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Zafir Berisha, është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren.
Kjo për shkak se Berisha i kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
Gashi tha se Berisha i ka sulmuar policët pasi atij ia kishin shqiptuar një gjobë në trafik.
“Policia ka qenë duke u marrë me disa kundërvajtës në trafik dhe personit në fjalë ia kishin shqiptuar një gjobë. Pas shqiptimit ai e ka grisur gjobën edhe ka filluar t’i shajë zyrtarët policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht” – tha Gashi.
“Ai është shoqëruar në stacionin policor, ku po intervistohet. Në vazhdim do ta shohim se çka do të vendos prokurori i shtetit” – theksoi ai.
Zafir Berisha, përpos pozitën e deputetit e ka mbajtur edhe pozitën e zëvendësministrit të Brendshëm, në Qeverinë Hoti.
Aktualisht ai është kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren.