Është arrestuar i dyshuari me inicialet D.M. pasi që në kohën kur ka punuar si gardian në vitet 1988-1999, dyshohet se ka ushtruar tortura, dhunë fizike, psiqike, keqtrajtime e maltretime të ndryshme ndaj të burgosurve shqiptarë.
Në shtëpinë e tij policia ka sekuestruar një pistoletë, 136 fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, dokumente, vendime e gjëra të tjera.
“Burgu i Lipjanit dhe Prishtinës 1988-1999 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar serb nën dyshimin e arsyeshëm se në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë gjatë periudhës së luftës në Kosovë viti 1998-1999 në cilësi të personave zyrtar gardian të burgut Prishtinë dhe paralelen e ndarë në Lipjan në mënyrë sistematike kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psiqike, keqtrajtime dhe maltretime ç’njerëzore për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 136 fishekë të kalibrit 9×19 mm, një thikë ushtarake një shufër metalike, dokumente, vendime, notes dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.