Një i dyshuar është arrestuar në Kaçanik, pasi i kishte kanosur me sëpatë dy persona të tjerë, kjo pas një mosmarrëveshje që kishin pasur.
Në njoftimin e sotëm të lëshuar nga policia, thuhet se i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia, menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka arritur të arrestojë një person me inicialet SH.D. (M/K) i moshës 33-vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me dy persona tjerë me inicialet A.D. (M/K) i moshës 21-vjeçare dhe XH.H (M/K) i moshës 27-vjeçare , këta të fundit i kanos me një sëpatë”.
“Në lidhje me këtë, policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.