Në Mitrovicë është arrestuar një burrë i cili rrahu gruan e tij dhe pastaj i vuri flakën shtratit në shenjë revolte.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili në shenjë revolte i ka vënë zjarrin shtratit të dhomës së fjetjes. Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.