Policia e Gjermanisë, Polonisë dhe Britanisë së Madhe, me mbështetjen e Europol, arrestoi kreun e një rrjeti kriminal përgjegjës për mashtrimin e qindra të moshuarve, njoftoi sot Europol.
Sipas raportimeve, kreu i dyshuar i grupit u arrestua pranë Londrës, nga ku ai drejtonte një rrjet mashtruesish që synonin kryesisht shtetas gjermanë dhe polakë.
Në të njëjtën kohë, policia gjermane kontrolloi pesë lokacione dhe sekuestroi më shumë se 160,000 euro para të gatshme, shufra ari dhe bizhuteri./FolDrejt/