Policia, të enjten, zbarkoi në nëntë lokacione në tri qytete.
Në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë ata vazhduan aksionin “Brezovica”, të cilin e nisën më 21 dhjetor të vitit të kaluar.
Në kryeqytet organet e rendit, qysh në mëngjes, ia mësynë zyrave të Ministrisë së Mjedisit, ku konfiskuan dokumente që lidhen me dhënien e lejeve të ndërtimit për vilat në Brezovicë.
Nga aty u nxor i prangosur kryeinspektori Bedri Halimi si i dyshuar për këtë rast.
Por, prangat policët nuk arritën t’ia vinin edhe një të dyshuari tjetër në Ferizaj, gjatë bastisjes në rrugën “12 Qershori”. Megjithatë, sukses ata patën në rrugën “Ejup Statovci”, ku arrestuan një person që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.