Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge është arrestuar sot në Kosovë. Vetëm dy muaj më parë, SPAK gjatë një operacioni rrethoi edhe banesën e tij në Fushë Kuqe.
Ai u shpall në kërkim nga SPAK në 9 Tetor, ditën kur u arrestua Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, ndërsa ishin shpallur në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi. Ndërsa sot u vu në pranga gjatë një aksioni të përbashkët mes Policisë Shqiptare dhe Policisë së Kosovës.
Gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe u gjetën 18 kiliogramë heroinë, 150 kilogramë kanabis sativa. Si dhe u sekuestruan 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Por kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte.
Kur mbërrinte në Shqipëri droga dërgohej në shtëpinë e Gëzim Çelës, në Fushe Kuqe. Nga ku kishte si destinacion final vendet e Perëndimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Çelës, policia ka mundur të sekuestrojë 20 bidona açeton dhe 500 litra perzierës. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për Çelën ekziston një dënim nga gjykatat italiane me 11 vite burg dhe 150 mijë euro gjobë, për trafik droge.
Para 1997-ës, Çela ka qenë oficer i Forcave Speciale.