Kushdo që ka menduar se Prishtina ishte “imune” nga keqpërdorimi i fëmijëve me qëllime pornografike ka gabuar.
Kjo pasi sot është vënë në pranga një shtetas rus i identifikuar si Artyom Skrobov. Ai ndodhej në një hotel të Prishtinës, teksa posedonte materiale filmike me skena të motiveve të ulëta me fëmijë.
Sipas raportit të policisë, 39-vjeçari Skrobov merrej me krim kibernetik dhe pornografi, ndërsa puna e tij kërcënonte marrjen e fotografive nga kompjuterët dhe përdorimi i tyre për qëllime dashakeqe, trasmeton tesheshi.com
Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë ruse “Check Point”, ku kryhet hakim për motive të ulëta.
Policia e Kosovës po heton nëse i dyshuari ka lidhje me institucionet e sigurisë së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë me tren nga Serbia, përmes pikës së Jarinjes.