Në Prishtinë është arrestuar një person i dyshuar për kanosje të bashkëshortes së tij.
Ai me urdhër të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, njofton policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike dhe kanosë verbalisht me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Fol Drejt.