Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me inicialet D.G., i arrestuar në Prizren, dyshohet të jetë autori i grabitjes në djeshme në një institucion mikrofinaciar në Prishtinë.
Sipas një njoftimit të Policisë thuhet se nga i dyshuari, i cili ndodhej në ndalim policor në Prizren, janë sekuestruar prova që dyshohet të kenë lidhje me grabitjen në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:
-para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndryshe, për të njëjtin Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit, i cili gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. /BetimipërDrejtësi/