Një person ka përfunduar nën pranga të policisë nën dyshimin se ka dëmtuar varrezat e dëshmorëve të fshatit Lubeniq të Pejës, transmeton Fol Drejt.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet se pas marrjes së informacioneve për rastin, nё vendngjarje kanё dalё njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё dhe menaxhmenti i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё.
Aty ёshtё vërejtur se njё varr ishte dёmtuar nё masё mё tё madhe ndёrsa tetё (tё tjera janё dёmtuar mё pak.
Pas njё pune intesive operativo-hetimore kemi arritur ta identifikojmё dhe arrestojmë tё dyshuarin E.U. , i lindur me 1989.
Bëhet e ditur se personi i dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё./FolDrejt/