Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar për vjedhje të rëndë dhe të njëjtin e ka dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 (një) viti , shkruan Fol Drejt.
“Me datë 09 Dhjetor 2022, rreth orës 10:00, Njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës në kuadër të Stacionit Policor të Prizrenit , ka lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin J.K (24 vjeçar) nga Prizreni”, thuhet në komunikatën e policisë.
Tutje thuhet se i njëjti ka qene në kërkim me urdhërarrest të gjykatës të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sepse me vendim të gjykatës përkatëse ka qenë i dënuar me burg për 1 (një) viti për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Policia ka thënë se i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës për të mbajtur dënimin sipas vendimit të plotfuqishëm të gjykatës. /FolDrejt/