Një grua italiane e cila ka falsifikuar 17 shtatzëni duke vendosur jastëk tek barku i saj, është arrestuar pasi pretendoi se ka fituar rreth 100 mijë euro.
Barbara Ioele, 50 vjeçare, është akuzuar se ka fituar nga shteti, dhe mori një kohë të konsiderueshme pushimi nga puna gjatë një periudhe 24 vjeçare si rezultat i shtatzënive të rreme.
Nga 17 shtatzënitë e supozuara, ajo pretendoi se vetëm pesë ishin kryer deri në fund, ndërsa 12 të tjerat ishin abort.
Ioele ka thënë se ajo lindi fëmijën e saj të fundit në dhjetorin e kaluar, por policia tha se po e mbanin nën vëzhgim gjatë nëntë muajve të fundit. Ata njoftuan se ishte një mashtrim.
Prokurorët thanë se mashtrimi i dyshuar i Ioele u bë i mundur pasi një numër çertifikatash lindjeje u vodhën nga një klinikë në Romë, së bashku me dokumente të tjera të falsifikuara, raporton gazeta italiane Il Mattino.
55-vjeçarja u akuzua gjithashtu për vendosjen e jastëkëve në pjesën e barkut për t’u dukur shtatzënë si dhe për të ndryshuar ecjen.
Partneri 55-vjeçar i Ioele, Davide Pizzinato, thuhet se i tha policisë gjatë një marrjeje në pyetje se ai e dinte që Ioele se nuk ishte kurrë shtatzënë.
Pizzinato mendohet se ka dëshmuar kundër saj në këmbim të një dënimi më të lehtë, pasi ai u akuzua edhe si bashkëpunëtor i saj në mashtrim.
Ajo thuhet se i tha policisë se pesë fëmijët e saj ekzistojnë me të vërtetë dhe se të gjitha shtatzënitë e saj ishin të vërteta. Ajo u dënua me një vit e gjashtë muaj burg.