Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me mallra, raporton Fol Drejt.
“Policia e Kosovës, në kuadër të luftës për parandalim dhe luftim të veprave të kundërligjshme, e në veçanti kontrabandës, ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, ku si rezultat i kësaj është identifikuar një rast i kontrabandës me mallra.”, shkruan në raportin e policisë.

Në njoftim thuhet se njësia policore gjatë patrullimit në brezin kufitar kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke ndaluar një automjet kombi pa targa, me vozitës të dyshuarin me iniciale (M.K.)
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar;
– Njëqind e katër (104) pako me vaj motorik,
– Katër (4) fellne mercedes AMG,
– Gjashtë (6) goma të veturës.
“Provat e lartcekura janë proceduar sipas procedurave të parapara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore të Drejtorisë Rajonale Kufitare Veri.”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/