Më 12.02.2023, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, patën zhvilluar një operacion policorë, të koduar me emrin ‘Shpata’, në rajonin e Mitrovicës Veriore, me qëllim të luftimit të kultivimit të lëndëve narkotike.
Ndërkaq, sot, siç njofton policia, rreth orës 15:20, në vazhdën e hetimit të rastit të lartcekur, policia ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar (të dyshuarin e tretë): R.K., (viti i lindjes 1968, mashkull serb kosovar), transmeton Fol Drejt.
“I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti në drejtim të dy veprave penale: ‘prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’ dhe ‘’kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ase bimëve të kanabisit’.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë./FolDrejt/