Njësia Policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prishtinë, pas një pune operative hetimore në teren me datën 19.12.2022 rreth orës 13:00 ne Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë më saktësisht në fshatin Shkabaj, ka ndaluar veturën e tipit Golf –V- ngjyrë hiri të cilën e drejtonte personi F.M (1992 mashkull kosovar) dhe pasagjer ishte M.H (1995 mashkull kosovar), ku gjatë kontrollit tek drejtuesi i automjetit në trupin e tij është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.0 gram, ndërsa tek pasagjeri nuk është gjetur diçka e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, transmeton Fol Drejt.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, kurse me urdhër të GJ.P.P është kryer bastisje tek shtëpia e të dyshuarit F.M, ku në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar :
- Katër (04) qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3115 gram , (3-kilogram e 115 gram)
- Një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 22.9gram
- Dy (02) peshore digjitale
- Një (01) shiringë e mbushur me vaj kanabisi
- Gjashtë (06) copë fishek te armës te kalibrit nn
- Para të gatshme në vlerë 350 euro
- Një (01) telefon i tipit Iphone -13
- Një (01) veturë e tipit Golf-V-
Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari F.M pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet nga DHTN Prishtinë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj atyre që merren me abuzimin e substancave narkotike./FolDrejt/