Më datë 14.10.2022, rreth orës 22:00, është raportuar për një rast Kanosje në nënstacionin policor të Janjevës.
Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin;
- G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një armë zjarri:
– Revole, si dhe
– dyzet e tetë (48) copë fishekë./FolDrejt/