Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se një i mitur nga Vushtrria ka përfunduar në prangat e saj, ndërsa mbi të rëndon dyshimi se ka dhunuar një femër, shkruan Fol Dejt.
“Vushtrri 25.07.2023 – 21:00. Lidhur me rastin, si rezultat i punës policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin e policisë.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë rast./FolDrejt/