Policia gjermane arrestoi një shtetas iranian të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist kimik, thanë autoritetet.
Iraniani 32-vjeçar u arrestua në qytetin perëndimor Castrop-Rauxel pasi forcat speciale të policisë bastisën shtëpinë e tij, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“I akuzuari dyshohet se ka përgatitur një akt të rëndë dhune”, tha zyra e prokurorit të Dusseldorf-it në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se ai kishte marrë kimikate toksike si ricin dhe cianid për të kryer një sulm me motive fetare.
Policët dhe ekspertët të veshur me rroba mbrojtëse kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për prova.
“Kërkimi shërben për të gjetur toksina përkatëse dhe prova të tjera. I akuzuari dhe një person tjetër janë arrestuar, janë siguruar provat dhe janë duke u vlerësuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Operacioni policor u krye pas një informacioni nga shërbimi inteligjent i një vendi mik, raportoi e përditshmja Bild./FolDrejt/