Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për marrje ryshfeti dhe mashtrim, shkruan Fol Drejt.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuarit (m) me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji Dhjetor 2022 deri në muajin Mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (f) dhe bashkëshorti i saj njëmijë e dyqind (1200)Euro, duke i premtuar se do ta pajis me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar”.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia njoftoi se sot me datë 11.05.2023, është arritur që të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për intervistim. Pas intervistës dhe analizës së të gjitha dëshmive është arrituur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Mashtrim” sipas kodit penal të RKS-së.
“Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/