Një 23-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për posedim të substancave narkotike, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, të datës 7 gusht, ku në rrugën “ Shemsi Ahmeti”, në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike prej 0.6 gram.
I dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’.