Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “sulm në tentativë”, raporton Fol Drejt.
“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Sulm në tentativë’. Bazuar në hetimet fillestare dhe sipas deklaratës së ankuesit M/K/Sh, bëhet e ditur se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga personi i dyshuar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari S. A, 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia njoftoi se të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale “sulm në tentativë”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. /FolDrejt/