Në orët e mbrëmjes së datës 26 maj 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Arrestimi i të dyshuarit F. S.,35 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruar se me datën 23 mars 2022, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka plagosur viktimën B. B., 46 vjeçar, transmeton Fol Drejt.
Lidhur me veprën penale, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit (pistoletë) dy gëzhoja dhe një predhë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./FolDrejt/