Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, që ka ndodhë me datën 17.08.2022, në fshatin Lebanë të Prishtinës.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia theksoi se personi i dyshuar B.S. mashkull 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit janë duke punuar për identifikimin e të gjithë të dyshuarve për këtë rast dhe sjelljen e tyre para organeve te drejtësisë. /FolDrejt/