Sot, në ora 15:50 policët e stacionit në Han të Elezit kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës E.R (M/K) i moshës 25 vjeçare, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ me dënim burgimi prej nëntëdhjetë (90) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./FolDrejt/