Policia e ka arrestuar të dyshuarin A.V., pasi dyshohet se në cilësi të pronarit të një barnatoreje, ka shitur produkte medicinale pa banderola të Kosovës, me banderola të shteteve tjera, si dhe me banderola të falsifikuara me qellim të vënies në lajthim të pacientëve, kinse janë me banderola të rregullta.
Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari ka arritur të përfitojë materialisht në aspektin personal dhe njëkohësisht duke e rrezikuar potencialisht shëndetin e përgjithshëm.
“Më këto veprime i dyshuari (A.V.) dyshohet se ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së)”.
“Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, sot me datë 21.03.2022, i dyshuari i lartcekur (A.V.), me vendim mbi ndalimin, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim