Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishte duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin F. U., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1998).
Dyshohet se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.
Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po së njëjtës armë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje.