Një person ka përfunduar në pranga në qytetin e Gjilanit.
Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas një pune mirë të organizuar operative ka arrestuar të dyshuarin Kosovar Shqiptar R.S. (1993) për të cilin janë gjetur prova të mjaftueshme se ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Zjarrvënje’’, rast i ndodhur me datën 09.08.2022 në një shitore të pajisjeve elektrike në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/