Një person është arrestuar në Kamenicë.
Ai dyshohet se kreu veprat: vjedhje dhe dëmtim të pasurisë, përcjell Fol Drejt.
“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 31.08.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore ka arritur që të arrestojë dy të dyshuarin T.M. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti ka qenë i përfshirë së paku në tri raste të veprave penale si ,,Vjedhje’’ dhe ,,Dëmtim i pasurisë’’ raste të cilat kanë ndodhur gjatë muajve korrik dhe gusht në qytetin e Kamenicës.
Intervistimti i të dyshuarit është bërë në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/