Është arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti e ka penguar babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën.
Poashtu dyshohet se ai ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin.
Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.