Më datën 09.02.2022 në orën 14:15, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Brigada 123’’ në Prizren ka ndodhur një rast kanosjeje.
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren.
Po ashtu Policia ka arritur që të dyshuarin F. M., të moshës 54 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se arma e ekspozuar është në pronësinë e tij me të cilën e kishte kanosur viktimën.
Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar:
•Një pistoletë me gaz ‘Woltra Professional’ 9 m.m.,
•Një karikator me katër fishekë me gaz, kalibër i pa njohur.
Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore./FolDrejt/