Në Prizren është raportuar një rast i cilësuar si “Dhunë në familje”.
Aty dyshohet se i dyshuari kosovar ka rrahuar gruan e tij kosovare. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendi të prokurorit, njofton policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.