Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Policia në Skenderaj me datën 24.08.2023 rreth orës 15:30, ka arrestuar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për veprën penale ,,Lëndim i rëndë trupor”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari P.R., 33 vjeçar është dërguar në vuajte te dënimit prej tri (3) viteve burg”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/