Një person është arrestuar pas dyshimit se ka kryer vjedhje në një market dhe ka sulmuar dy punëtorë sigurimi.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 13:00, në Suharekë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer vjedhje në një market dhe pastaj ka sulmuar fizikisht dy punëtorë të sigurimit meshkuj kosovarë.
I dyshuari dhe dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/