Është arrestuar një person në Vushtrri nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht e pastaj ka tentuar ta sulmojë edhe seksualisht ankuesen femër kosovare.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe ka tentuar ta sulmoj edhe seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.