Sot është arrestuar një 33 vjeçar për veprën penale “dhunim”. I dyshuari kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.
Policia e Kosovës ka njoftuar mbi të dyshuarin me inicialet A.M, ka qenë aktive urdhëresa për pesë vite heqje lirie.
“Sot nga njësite të stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. Ndaj personit të dyshuar: A. M mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka qenë aktive urdhëresa (pesë vite burgim) për veprën dhunim“, njofton policia.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.