Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën dyshimet për mbajtje pa leje të një pistolete dhe fishekëve.
Rasti ka ndodhur dje, në Gjakovë, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, derisa stacioni policor i Gjakovës ishte duke hetuar një rast për dhunë në familje, në vendngjarje është gjetur një pistoletë me një karikator dhe 15 copë fishekë të cilat i dyshuari (N.N, i lindur më 1951) i posedonte në mënyrë të paautorizuar.
Arma dhe municioni janë konfiskuar si prova materiale.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./FolDrejt/