Një person, i dyshuar për përfshirje në krime lufte në luftën e fundit në Kosovë është arrestuar nga policia.
Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari, mashkull serb dhe me shtetësi kosovare, bazuar në shkresat e lëndës, deklaratave të dëshmitarëve, informacioneve në rrugët operative, dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime ndaj civilëve në Vushtrri, gjatë vitit 1999, transmeton Fol Drejt.
Siç njoftohet tutje, i njëjti, me vendim të prokurorit special është dërguar në mbajtje./FolDrejt/