Më datë 07 qershor 2022 rreth orës 20:00, Njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren, ka pranuar një informatë se në rrugën “Jusuf Gervalla” ne Prizren, në një Kafiteri është një person i cili dyshohet se në banjën e lokalit ka fshehur një armë.
Reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe në Kafiteri ka arritur që ta identifikojë dhe ta ndalojë të dyshuarin: B.M., i ditëlindjes 1976 m/sh/k Patrulla ka gjetur dhe ka sekuestruar armën në cilësinë e provave materiale;
Një pistoletë dhe
Një karikator
Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Prizren.
Pas intervistimit të dyshuarit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren./FolDrejt/