Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person për posedim të paautorizuar të armëve, shkruan Fol Drejt.
“Me datë 05.12.2022, në orët e hershme të mëngjesit policia kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Merdare gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore gjatë kontrollit në një autobus në një valixhe ka hasur një pistoletë” shkruan në komunikatën e policisë.
“Referuar këtij rasti hetues kompetent të policisë kufitare janë marrë me rastin, kanë përcjellë rastin deri në Pejë (për identifikimin e pronarit të valixhes, e cila është marr nga një person në Pejë), i cili menjëherë është arrestuar, intervistuar në stacion policor dhe në bashkëpunim me stacionin policor në Pejë, është iniciuar rasti si “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në konsultim me prokurorinë personi pas intervistimit është liruar dhe rasti është derguar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme”, përfundon njoftimi i policisë në Facebook. /FolDrejt/