Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e një serbi, nën dyshimin se gjatë luftës së fundit, ka kryer krime ndaj civilëve, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari, sipas të dhënave të policisë, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinje.
Këto janë detajet e raportit:
“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.”/FolDrejt/