Një shtetas gjerman është arrestuar në aeroportin e Mynihut nën dyshimin për tradhti, pasi dyshohet se ka transmetuar informacione në Rusi, ka thënë zyra e prokurorit të përgjithshëm, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Burri, i identifikuar si Arthur E., u arrestua të dielën pasi mbërriti në Gjermani nga SHBA, tha prokurori në një deklaratë. Thuhet se ai është bashkëpunëtor i Carsten L., një punonjës i shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor me dyshimin për spiunazh për Rusinë.
Sipas deklaratës së prokurorit, Arthur E., i cili nuk është punonjës i inteligjencës gjermane, besohet të ketë kaluar në shërbimin e inteligjencës ruse informacione që ai kishte marrë nga Carten L../FolDrejt/