Një zyrtar i doganës në Han të Elezit ka përfunduar në pranga pas dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Pas hetimit disa mujor, hetuesit e Doganës bashkë me Prokurorinë, sot kanë arrestuar të dyshuarin, të cilin e kanë kapur në flagrancë, transmeton Fol Drejt.
Bashkë me të, edhe katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje.
Dyshohet se zyrtari i arrestuar në vazhdimësi ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke futur në Kosovë mallra pa pagesën e taksat doganore./FolDrejt/