Një person ka përfunduar në pranga nën dyshimet për të shtëna me armë në një aheng, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës 15:00, me ç’rast policia në Pejë ka pranuar informacion se nё fshatin Graboc-Pejё, nё njё aheng, ka ta shtëna me armё.
Njësitet relevante menjëherë janё përgjigjur duke marrë informacionet e duhura dhe lokalizimin e vendit ku dyshohej se ёshtё shtёnё me armё.
Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, nga i njëjti ёshtё marrё urdhër pёr kontroll/bastisje.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё gjetur dhe sekuestruar njё armё AK 47, tre karikatorë tё sё njëjtёs armё, njёqind e njёzet e njё fishekё, dy fishekë, gjashtё gëzhoja.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёgohet nё mbajtje pёr 48 orё.