Anëtari i Partisë Socialdemokrate (PSD-së), Nol Nushi, është arrestuar, sipas kreut të kësaj partie, Dardan Molliqaj.
Molliqaj, tha se Nushi është arrestuar rreth orës 16:00 teksa ishte në veturë dhe se sipas tij, policia s’ka prezantuar asnjë urdhër arrest, transmeton Fol Drejt.
“Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet”, është shprehur Molliqaj.
Molliqaj ka bërë të ditur se Nushi më pas është liruar, por sipas tij, i është ndalur letërnjoftimi./FolDrejt/