Në Kenia, 39 trupa u gjetën në pronën që ishte nën pronësinë e pastorit Paul McKenzie, i cili u arrestua me dyshimin se drejtonte një sekt ekstremist në të cilin u thoshte ndjekësve të tij të agjëronin deri në vdekje.
Shefi i policisë së qarkut John Kemboi tha se më shumë varre të cekëta duhet të gërmohen në tokën që i përket Mackenzie, raporton AP.
Numri total i të vdekurve është 43, pasi katër persona të tjerë vdiqën më vonë, pasi u zbulua se po vuanin nga uria në kishën e quajtur “Lajmi i mirë”. /FolDrejt/